Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kulla e Pizës “tradhëton” vizitorët, ja të dhënat e pjerrësisë që surprizuan studiuesit…

Kulla e Pizës “tradhëton” vizitorët, ja të dhënat e pjerrësisë që surprizuan studiuesit…
November 21
12:44 2018

Kulla e Pizës është e qëndrueshme dhe po e zvogëlon pjerrësinë e saj shumë ngadalë. Nuk është një shaka por këtë përfundim kanë arritur profesorët Salvatore Settis, Carlo Viggiani dhe Donato Sabia, anëtarë të grupit të monitorimit pas më shumë se 17 vjet vëzhgim të lëvizjeve të monumentit të famshëm, i cili mbledh me mijëra turistë.

Në 20 vite kulla ka rikuperuar rreth 4 cm pjerrësi nga “parashikimet” dhe stabiliteti i saj është më mirë se asnje herë tjetër. Studiuesit takohen çdo tre muaj dhe bëjnë matjet e duhura për lëvizjet e kullës dhe këtë herë surpriza është se Kulla e Pizës nuk po vazhdon të varet, ajo ka qëndruar konstante nga matjet e fundit.

Kujtojmë se pjerrësia e kullës 57 metra të gjatë ka ardhur për shkak të një rënieje të tokës bazë që ndodhi në fazat e hershme të ndërtimit të saj. Ajo është ndërtuar ne mes të shekullit të 12 dhe 14.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje