Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kujdes! Pas “Balenës Blu”, vjen një tjetër lojë që rrezikon fëmijët!

Kujdes! Pas “Balenës Blu”, vjen një tjetër lojë që rrezikon fëmijët!
October 19
12:58 2017

Të gjithë i kujtojmë rastet e tmerrshme të dhunimit të fëmijëve, të cilët dëmtonin veten për shkak të lojës së famshme, “Balena Blu”.

Tani që ky tren përfundoi dhe përgjegjësit janë pas hekurave, një tjetër lojë e rrezikshme është në horizont.

Bëhet fjalë për “48 Hour Challenge/ Sfidë 48-orëshe”, e cila u kërkon fëmijëve të fshihen nga prindërit për sa më shumë të munden. Ndërkohë që ata do të vlerësohen me disa “share/ shpërndarje” në rrjetet sociale.

Që do të thotë se fëmijët do të zhduken nga sytë e familjarëve e miqve në këmbim të më shumë ndjekësve në Instagram, Facebook apo Twitter.

Një mama nga Country Derry ka treguar për Belfast Live se fëmija i saj u zhduk për 55 orë dhe u gjet më pas në një qytet shumë larg vendit ku banonin.

“Isha e tmerruar sepse nuk e dija nëse ishte gjallë, i përdhunuar, i trafikuar apo i vrarë”, – ka treguar e ëma.

Më herët këtë vit, prindërit ishin lajmëruar nga Facebook se ata nuk do të mund të ofrojnë kurrë mbrojtje të plotë kundër dhunës e trafikimit në këtë rrjet social. /Blitz.al/

Shperndaje