Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kujdes! Macja që mbani në shtëpi mund t’ju vrasë!

Kujdes! Macja që mbani në shtëpi mund t’ju vrasë!
April 08
09:15 2016

Mbani mace në shtëpi apo keni ndërmend ta merrni një?
Mendohuni edhe një herë para se ta bëni!

Studiuesit kanë provuar të marrin informacione më të hollësishme rreth psikikës së maceve shtëpiake dhe maceve të egra, si për shembull luani afrikan.
Ajo që ata zbuluan është se macet që njerëzit mbajnë janë më grabitqare sesa i mendonim dhe kanë shumë të përbashkëta me ato të egra.

Sipas një studimi të fundit të bërë nga Universiteti i Edinburgut del se kafshët për të cilat shumë nga ne kujdesen çdo ditë mund të fshehin një “vrasës” brenda vetes.

Krahasimi mes maceve shtëpiake dhe atyre të egra është bërë duke u bazuar në 5 kategori të ndryshme: transparenca, ndërgjegjshmëria, të qenit në qendër të vëmendjes, socializimi dhe neuroticizmi.

Nga vëzhgimi i qindra felinëve, duke u bazuar në këto 5 kategori, rezultatet treguan se macet e shtëpisë tregojnë “sinjale” të ngjashme agresiviteti dhe reagimi si motrat e tyre të botës së egër.

Sigurisht që studiuesit e pranojnë se kërkimi i tyre është ende i limituar, por zhvillime më të hollësishme priten në vijim.

Kjo nuk do të thotë me siguri se macet për të cilat jeni kujdesur për kaq kohë do t’ju vrasin sapo të kenë mundësinë, ama të jeni të sigurt se ato janë më grabitqare sesa shfaqen.

Komento
Shperndaje