Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Kuajt e apokalipsit”, statujat që shihen vetëm për 2 orë

“Kuajt e apokalipsit”, statujat që shihen vetëm për 2 orë
July 06
14:03 2016

...

 

Artistët perëndimorë kanë ditur gjithmonë të na surprizojnë me krijimet e tyre.

I fundit është skulptori Jason deCaires Taylor, i cili ka krijuar “4 kuajt e apokalipsit industrial”, një skulpturë që synon të ndërgjegjësojë publikun për ngrohjen globale.

Kjo skulpturë konsiston në 4 kuaj me njerëz mbi ta, të cilët gjenden buzë lumit Tamiz dhe mund të shihen nga publiku vetëm dy orë në ditë. Sepse kur Tamizi fryhet, skulptura zhytet në ujë dhe është e pamundur për t’u parë. Në momentin që vjen zbatica ose largohet lumi Tamiz, skulpturat rishfaqen përsëri për të vëzhguar dy orë nga të dyja anët e lumit kryesor të Londrës dhe Britanisë së Madhe.

Kur vëzhgon 4 kuajt teksa zhyten nën ujë është e pamundur të mos marrësh mesazhin që artisti ka dashur të japë: Pasojat e ngrohjes globale!

Komento
Etiketimet
Shperndaje