Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Krujë- Çifti që është gati për çmimin “Guinness”, festojnë 81-vjetorin e martesës

Krujë- Çifti që është gati për çmimin “Guinness”, festojnë 81-vjetorin e martesës
September 25
19:06 2018

Ato që për momentin mbajnë rekordin “Guinness” si çifti më i moshuar  janë çifti japonez Masao dhe Miako që janë martuar në tetor të viti 1937. Por Tv Klan dhe gazetarja Rashela Shehu kanë sjellë në vëmendje një çift shqiptar nga qyteti i Krujës, i cili ruhet në këtë qytet si dëshmi e mirëkuptimit dhe dashurisë.

Hamidi është sot 105 vjeç dhe Xhemja pret që të mbushë të 100-tat. Ata festojnë 81 – vjetorin e martesës dhe kanë treguar se si ka qenë historia e tyre. Çifti është martuar me 24 shtator të vitit 1937 dhe janë parë vetëm në ditën e tyre të dasmës. Ai ishte tregtar dhe Xhemja rrobaqepëse.

Hamidi tregon se nusja e tij i ka pëlqyer që në momentin e parë. Ata sot janë prindër të 11 fëmijëve dhe tregojnë se çelësi për një marrëdhënie të gjatë është mirëkuptimi në çift.

“Unë kam qenë njëçikë e durueshme, nuk e kam kundërshtuar dhe i kemi dëgjuar fjalët e njëri-tjetrit dhe e kemi respektuar njëri-tjetrin”- shprehet Xhemja.

Përsa i përket xhelozisë Xhemja tha se bashkëshorti i saj ka qenë fanatik dhe kur dilnin në rrugë me çadër  i kërkonte ta ulte që të mos ta shihnin të tjerët. Fëmijët e çiftit janë shprehur se janë edukuar me dëshirën për të punuar dhe me një edukatë mjaft korrekte. Tashmë ata meritojnë çmimin “Guinness” sepse ky është rekordi i ri botëror. /Blitz.al/

Share