Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kopshti i pazakontë zoologjik në Kinë, ku në kafaz janë njerëzit

May 25
19:30 2016

...

...
Picture 1 of 3

Nëse e keni pyetur ndonjëherë veten se si ndihesh kur je brenda një kafazi të një kopshti zoologjik, nga Kina vjen përgjigjja e duhur për ju.

Kopshti “The Lehe Ledu” në provincën e Chongqing u ofron të gjithë vizitorëve të saj të shohin nga afër jetën e kafshëve të ndryshme – që nga pulat deri te tigrat e Bengalit – në habitatin e tyre natyral.

Turistët futen brenda një furgoni të izoluar nga të gjitha anët me rrjetë prej metali, në mënyrë që pamja të jetë sa më reale, madje ata mund edhe t’i ushqejnë kafshët, por kujdes se mund të lini gishtat si pjatë të parë.

Kopshti u hap për herë të parë në vitin 2015 dhe që nga ai moment duhet t’i rezervosh biletat 3 muaj më parë në mënyrë që të shijosh natyrën dhe kafshët. Pra, nëse vendosni ta vizitoni këtë kopsht zoologjik rezervojini biletat tani.

Komento
Etiketimet
Shperndaje