Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Konkursi i bukurisë “Bum Bum” në Brazil refuzon femrat me silikon, ato kontrollohen me rreze X

Konkursi i bukurisë “Bum Bum” në Brazil refuzon femrat me silikon, ato kontrollohen me rreze X
August 10
13:28 2018

Ndoshta do të habiteni po ta dëgjoni por është shumë e vërtetë; Konkursi i Miss Bumbuum në Brazil refuzon që të pranojë çdo modele me forma bombastke  dhe kjo gje për shkak të numrit të vdekjeve që rritet për shkak të kirurgjisë së të pasmeve. Rreth 27 konkurente janë testuar me rrezet x për të provuar se janë natyrale dhe nuk kanë ndërhyrje në trupin e tyre.

Miss BumBum është një konkus bukurie që mbahet në Brazil ku triumfon ajo që ka të pasmet më të mëdha.

Kështu, 27 konkurentet pranuan se kanë bërë procedura të tjera për gjoksin, buzët apo hundën, por janë bashkuar me nismën e organizatës që këto të marrin fund pasi janë kërcënuese për jetën.

Brazili u trondit në korrik të këtij viti pasi kirurgu i famshëm i plastikës Dr Bumbum – i njohur edhe sui Denis Furtado u arratis pasi një grua vdiq disa orë pas operacionit. Ajo kishte marrë injeksione për të rritur të pasmet. Mendohet se kirurgu i famshëm, i cili ka më shumë se 650,000 ndjekës në Instagram, injektoi aksidentalisht mbushës në një arterie./Blitz.al/

Komento
Shperndaje