Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Konflikti mes shkencës dhe fesë, “konflikt” i strukturave të trurit

Konflikti mes shkencës dhe fesë, “konflikt” i strukturave të trurit
March 27
19:33 2016

Konflikti midis fesë dhe shkencës është nga ato konflikte që nuk është sheshuar asnjëherë nga historia. Duke filluar që nga diskutimet në Greqinë e Lashtë e deri sot nëpër portale online, njerëzit nuk heqin dorë duke mbrojtur njërën apo tjetrën palë. Një studim i fundit ka dalë në përfundimin se në fakt ky konflikt ka të bëjë me përballjen e dy rrjetave të trurit tonë.

Studiuesit bënë pyetësorë dhe eksperimente të ndryshme për të arritur në këtë rezultat. Këto vëzhgime u kryen duke përdorur grupe me 159 deri në 527 njerëz, ku këta të fundit u ndanë në 2 kampe: ata që besonin te feja dhe fryma universale e Zotit dhe ata që nuk besonin. Në fund, studiues të dy universiteteve i publikuan gjetjet e tyre në një faqe shkencore.

Ata gjetën se personat me besim te feja u paraqitën mjaft distantë nga ajo pjesë e trurit që punon për mendimin kritik, ndërsa personat që nuk besojnë në fe treguan se kishin distancë nga ajo pjesë e trurit që punon për empatinë. Këto dy pjesë të ndryshme të trurit e kanë të vështirë balancimin pasi punojnë vazhdimisht për të zënë hapësirat e njëra-tjetrën në tru.

Megjithatë, studiuesit vazhdojnë të jenë të mendimit se asnjëra nga këto struktura të trurit nuk mund të veprojë si “monopol” te sjellja njerëzore, pasi prej natyrës njeriu ka  mundur të bëjë një veprim apo të japë një mendim lidhur edhe me eksperiencat, kujtesën apo zbulime të tjera personale që vijnë nga faktorë të jashtëm.

Ata këmbëngulin se në mënyrë që njerëzit të mos jenë kaq radikalë sa i përket këtij debati, duhet ta shtyjnë “me forcë” mendimin e tyre se shkenca dhe feja nuk janë luftarake ndaj njëra-tjetrës. Shumë prej shkencëtarëve të mëdhenj kanë pasur besimet e tyre spirituale dhe këtu përfshihen 90 për qind e fituesve të çmimit Nobel në shkenca.

Në mënyrë që të arrihet balancimi, sipas studiuesve, njerëzit duhet të priren të mendojnë edhe në mënyrë kritike, por edhe në mënyrë empatike dhe nuk duhet të mjaftohen duke u fokusuar vetëm te njëra prej tyre.

Lideri i grupit studimor, Jack, mendon se në kushte normale besimi te feja ndihmon zhvillimin e shkencës sepse u jep një dorë shkencëtarëve të besojnë se aty ka diçka të re për t’u zbuluar.

 

 

Etiketimet
Shperndaje