Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kini kujdes! Ofenduan me shprehje raciste në Facebook , “dënohen” me 6 muaj pa rrjete sociale…

Kini kujdes! Ofenduan me shprehje raciste në Facebook , “dënohen” me 6 muaj pa rrjete sociale…
September 14
15:10 2018

Shpesh rrjetet sociale janë parë si ishuj të lumtur, si një botë ku nuk ekzistojnë ligje dhe rregulla, ku mund t’i japësh krahë instikteve më të egra, me bindjen që do mbeten të pandëshkuara. Nga fyerjet, ofendimet, kritikat e pahijshme, rrjeti social është një vend ku ti mund të shkruash gjithçka, përfshirë dhe fyerjet raciste, por jo për të gjithë ka rezultuar kështu. Këtë e kanë “zbuluar” katër djem nga Portogroaro, provincë e Venecias së Italisë.

Në faqen e tyre të Facebook, këto katër persona mes moshës 34-56 vjeç i kishin dhënë formë urrejtjes së tyre kundrejt emigrantëve, duke i fyer dhe kërcënuar.

“Duhet t’i djegim me benzinë, t’i vëmë flakën pallatit me gjithë ata brenda!” – shpreheshin atoa ndër të tjera në rrjetet e tyre sociale. Si rrjedhojë, erdhi denoncimi.

Kështu, gjykatësi ka menduar që t’i vendosë në provë katër fajtorët. Procesi, në fakt do të qëndrojë pezull për 6 muaj me vendimet që do të rishikohen më 14 maj të vitit 2019. Gjatë kësaj kohe, katërshja nuk mund t’i hapë më rrjetet e tyre sociale. Gjashtë muaj të shkëputur nga jeta virtuale, gjashtë muaj pa komente me përmbajtje raciste.

Por jo vetëm kaq, gjatë kësaj periudhe katër djemtë duhet të shikojnë filma dhe të lexojnë libra me tematika për emigracionin. Duhet të meditojnë dhe reflektojnë, madje të shkruajnë dhe disa rreshta përsa i perket kësaj teme. Ato sigurisht do mbikqyren dhe do paraqiten për verifikim në Zyrat e Ekzekutimit të Vendimeve Penale. Në fund do të paguajnë 200 euro si dëmshpërblim dhe do të kryejnë punë publike katër orë në javë, për gjashtë muaj. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje