Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kërpudhat me drogë kanë ndikuar në evoluimin e njeriut…

Kërpudhat me drogë kanë ndikuar në evoluimin e njeriut…
April 08
19:25 2016

Ekzistojnë disa kërpudha specifike ku gjenden elemente droge. Këto kërpudha kryejnë të njëjtin funksion si të gjitha drogat e tjera. Përdoruesit kanë thënë se kjo lloj droge të hap mendjen duke e ndarë eksperiencën e të provuarit të drogës në dy kampe: ka disa njerëz që kalojnë mirë dhe truri i tyre çliron energji pozitive dhe ka nga ata që kalojnë keq, megjithatë kur efekti i drogës ka përfunduar gjithçka shuhet bashkë me të.

Por sipas studiueses Terence McKenna, këto kërpudha përmbajnë një farë “magjie” që influencon edhe në evolucionin e njeriut.

Kjo studiuese thotë se zhgënjimi më i madh i shpjegimit të evolucionit të njeriut qëndron në faktin se si teoria e evolucionit mund të lidhet me neokorteksin. Nuk ka një shpjegim konkret se si ky organ mund të ketë ndryshuar drastikisht nga hominidi te njeriu i sotëm. Përgjigjen për këtë ajo e ka gjetur te përdorimi i këtyre kërpudhave nga hominidi, fakt që ka kontribuar më pas në krijimin e njeriut Homo sapiens.

Sipas saj, i gjithë ky proces ndahet në tri faza. Në fazën  e parë, Homo Erketusi, para 40 apo 50 mijë vitesh, ka jetuar në Afrikë dhe duhet të përshtatej me të nxehtin e shkretëtirave atje. Në kërkim të ushqimit, ata parapëlqenin bimët e rritura pranë shpellave sepse i ndihmonin për hidratimin e trupit. Duhet theksuar se pikërisht këto zona kanë shumë kërpudha me elemente droge.  Duke përdorur këto kërpudha, humanidi rriti jetëgjatësinë dhe forcoi shikimin, avantazhe të ardhura nga përdorimi i kërpudhave.

Në fazën e dytë, 20 deri në 10 mijë vite përpara, përdorimi i këtyre kërpudhave u shtua dhe bashkë me to edhe dëshira seksuale e meshkujve. Atëherë u krijuan edhe komunitetet e para. Kjo bëri që humanidi të perfeksionohej edhe në forma të artit dhe kërcim.

Faza e tretë është edhe faza kur u përdorën më shumë kërpudhat. Kjo rritje e madhe e përdorimit arriti të ndryshonte edhe gjuhën duke krijuar një sferë të posaçme në tru vetëm për komunikimin. Pikërisht kjo krijoi edhe impulset e para mbi besimin dhe fenë.

Shumë shkencëtarë janë treguar skeptikë në lidhje me këtë teori të McKenna-s duke e quajtur këtë një histori filmash sepse, sipas tyre, ka mungesë faktesh. Por kohët e fundit janë gjetur disa prova interesante për sa i përket jetës së hominidëve, të cilat aprovojnë teorinë e saj.

Një kërkues gjerman ka gjetur pjesëza të këtyre kërpudhave në skeletet e dhëmbëve të grave parahistorike që kanë jetuar mbi 18,700 vite më parë.

Nuk dihet ende nëse janë pikërisht këto kërpudha arsyeja se pse njeriu u perfeksionua, por nëse rezulton kështu atëherë duhet të kemi një rishikim të vlerave apo antivlerave të përdorimit të drogës…

Etiketimet
Shperndaje