Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kërkon ta paguajë ish-bashkëshorten me pica. Gjyqi ia pranon kërkesën

Kërkon ta paguajë ish-bashkëshorten me pica. Gjyqi ia pranon kërkesën
May 30
20:47 2016

Në Itali, divorci është lejuar duke filluar vetëm nga viti 1970 dhe paradoksalisht legjislacioni për femrat është nga më të favorshmit në Europë.

Ligji italian i divorcit parashikon që një grua e divorcuar nuk është në gjendje të sigurojë veten e kështu ish-bashkëshorti detyrohet të paguajë për të, edhe përtej mundësive të tij.

Thuhet se kjo është ajo që e detyroi babain 50-vjeçar Nicola Toso nga Villafranca Padovana e Padova-s, të gjejë një mënyrë alternative për t’i paguar shumën prej 300 eurosh në muaj ish-bashkëshortes së tij.

Burri, biznesi i picave të të cilit nuk ishte duke lulëzuar, mendoi që ta shlyente pagesën duke ofruar pica.

Nicoletta Zuin, e cila u divorcua nga bashkëshorti në vitin 2002 e refuzoi ofertën, duke e çuar burrin në gjykatë për mosshlyerje pagesash. Interesant është fakti se gjyqtarja Chiara Bitozzi e hodhi poshtë kërkesën e gruas, duke i dhënë të drejtë burrit.

Duke e justifikuar vendimin e saj me arsyen se Nicola nuk kishte mundësi të paguante për shkak se biznesi i tij nuk po ecte mirë, vendosi që ta quante të vlefshëm ofertën e pagesës me pica.

Kjo çështje në fakt është e para 5 viteve, por vetëm para 2 ditësh u publikua nga gazetari Lino Lava.

 

Shperndaje