Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kërcitja e kockave, si të dallohet që një gju është i shëndetshëm apo i dëmtuar

Kërcitja e kockave, si të dallohet që një gju është i shëndetshëm apo i dëmtuar
May 31
14:41 2016

Zhurma e kërcitjes së kockave të gishtave apo të trupit  është në fakt tingulli më i shëmtuar për t’u dëgjuar.

Ndoshta momentet nga fëmijëria ju sjellin ndërmend se sa herë i keni vrarë gjunjët. Një ekip nga Instituti Teknologjik në Gjeorgji ka bërë disa studime duke punuar mbi  gjunjët, mbi të cilët janë vendosur mikrofona dhe sensorë dridhjeje  që detektojnë tingujt që prodhohen gjatë përthyerjes së këmbëve apo kërcitjeve të gjurit.

Aparati përbëhet nga materiale piezo-elektrike të dizenjuara për të matur ndryshimet në presion, përshpejtim, temperaturë dhe tendosje të gjymtyrëve dhe konvertimin e tyre në ngarkesë elektrike. Pasi pacienti është duke lëvizur, sensorët fillojnë të punojnë dhe prodhojnë grafikë audioje që të japin gjithashtu edhe një pamje vizuale të zhurmave në gjymtyrë. Sipas studiuesve, sa më konstante të jetë zhurma që prodhohet, aq më i shëndetshëm është  gjuri. Me anë të aparaturës ju mund të dëgjoni fërkimet dhe zhurmën e brendshme të trupit e kjo metodë mund të ndihmojë në rehabilitimin për personat që kanë probleme me gjymtyrët dhe ecjen. Së shpejti ajo mund të jetë e disponueshme edhe për përdorimin publik për atletët, ushtarët dhe të moshuarit.

Shperndaje