Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përdorni këna për flokët? Pas kësaj historie do mendoheni dy herë…

Përdorni këna për flokët? Pas kësaj historie do mendoheni dy herë…
March 23
11:35 2016

Kur vjen fjala te rregullat që duhet të ndjekim për sa i përket bukurisë, rrallë na ndodh të mendojmë shumë për ingredientët që ndodhen në produktet që përdorim. Sidoqoftë, një blogere e estetikës dhe bukurisë na ka bërë ta rimendojmë këtë.

Chemese Armstrong, edhe pse është një fanse e ndryshimit të look-ut, thotë se një ingredient që përdoret në shumë bojëra flokësh i jep asaj alergji. Ndaj i duhej një opsion shumë pranë natyrales në mënyrë që të mos ishte e dëmshme.

Një dermatologe i sugjeroi Chemeses të përdorte këna për flokët e saj. Pasi pyeti gjithandej, ajo e besoi totalisht se kënaja ishte zgjidhja më e mirë ndaj dhe vendosi ta provojë.

La takimin te parukierja, së cilës i bëri me dije se ka pasur problem me bojërat e flokëve në eksperiencat e mëparshme dhe se e kishte pak me frikë edhe aplikimin e kënasë. Mirëpo, pas 30 minutash dukej sikur gjërat po shkonin mirë dhe ajo po priste 2 deri në 4 orë që ta lante kokën nga boja.

Pasi u bë gati për të lënë sallonin, Chemese ndjeu sikur skalpi i saj po merrte flakë. Më pas fytyra filloi t’i përkeqësohej, sytë gati po i dilnin nga vendi dhe reaksioni vazhdoi të përkeqësohej edhe pas larjes së kokës me shampo që janë specifikisht për këto raste. Më pas Chemese vrapoi për te doktori, por asgjë nuk e përmirësoi derisa një ekspert i rasteve emergjente e mori në dorëzim rastin.

Pasi u stabilizua, Chemese tha se nuk ishte e sigurt nëse e ka fajin kompania e kënasë apo personi që ia vuri në kokë nuk dinte se si duhej bërë, por ajo momentalisht është e fokusuar vetëm tek shëndeti i saj dhe e ka lënë prapa këtë histori. Ajo shtoi se ndihej e gënjyer nga personeli i parukerisë. Ndërkohë që kompania e kënasë, nëpërmjet një email-i, shkroi se ishte shumë e rrallë që të ndodhë ndonjë problem alergjik me kënanë, ndaj dhe përdoret specifikisht nga njerëz që kanë probleme me bojrat e flokëve.

Chemese gjithashtu ka shtuar se nuk do që t’u shkojë deri në fund fajtorëve të mundshëm, por kjo e ndihmoi të kuptonte se duhej të ishte shumë më e kujdesshme kur bëhet fjalë për produkte që ndikojnë direkt në shëndetin e saj. Ajo u sugjeron të gjithëve të jenë sa më pro zgjedhjeve natyrale dhe jo atyre me kimikate, si dhe të njohin mirë trupin e tyre dhe reagimet që mund të ketë nga përdorimi i produkteve.

Komento
Shperndaje