Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Ka mbi 1 milion ndjekës në Instagram, blogerja e njohur vegane nën akuzë, kapet “mat” duke ngrënë peshk…

Ka mbi 1 milion ndjekës në Instagram, blogerja e njohur vegane nën akuzë, kapet “mat” duke ngrënë peshk…
March 26
17:25 2019

Yovana Mendoza Ayres, 29 vjeç, deri dje ishte një nga “influencer”-at më të fuqishme të dietës vegane, e cila vetëm në faqen e Instagram-it ka mbi një milion e treqind mijë ndjekës.

Vajza nga Kalifornia është e famshme për ofrimin e këshillave për llojin e dietës që kryesisht përfshin ushqim të papërpunuar si bimët dhe perimet dhe përjashton çdo lloj mishi të kafshëve.

Por karriera e 29-vjeçares tani është seriozisht në rrezik: Ajo u kap “mat” duke ngrënë peshk të pjekur në një restorant dhe fotoja përfundoi në mediat sociale duke shkaktuar zemërimin e ndjekësve të saj.

As falja në kohë rekord në Youtube, ku ka 500,000 anëtarë,  nuk ka shërbyer për të qetësuar ndjekësit.

“Është tepër vonë për të kërkuar falje, je e rremë”, “Duhet t’i ktheni të gjitha paratë që keni bërë duke thënë se jeni vegane”, ” Tani ju vjen era peshk “- ishin disa nga komentet që ata bënë.

Mesa duket, ndjekësit nuk e kanë falur këtë veprim që sipas blogeres, iu imponua asaj nga mjeku.

“Më vjen keq për mënyrën se si lajmi ju është komunikuar juve dhe mënyrën se si ju e keni zbuluar. Unë e di se shumë nga ju më besoni mua, më dëgjoni dhe ndoshta tani ju ndiheni të mashtruar dhe keni të drejtë të ndiheni ashtu. Për këtë unë kërkoj falje, por jam një qenie njerëzore. Nuk kam menduar kurrë të ulem përpara kameras për t’ju thënë se tashmë kam ngrënë vezë dhe peshk për dy muaj dhe jam shumë më mirë, sepse dieta vegane e papërpunuar është e keqe dhe do të kthehem në një vegjetariane”.

Pasojat për influencuesen ish-vegane janë të qarta tashmë: Ajo do të humbasë  jo vetëm ndjekësit në rrjete sociale, por mbi të gjitha kontratat e sponsorizuara me produktet dhe markat ushqimore të papërpunuara. /Blitz.al/

 

Share