Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ju prezantojmë me #pizzadiet! Mund të dobësoheni edhe duke ngrënë përditë picë

Ju prezantojmë me #pizzadiet! Mund të dobësoheni edhe duke ngrënë përditë picë
May 19
15:48 2016

Pica napolitane e ka ndihmuar shefin Pasquale Cozzolino-n – banues në New York, të humbasë 45 kilogramë në 5 muaj.

Pronari i restorantit “Ribalta”, i cili e ka bërë provën e parë te vetja, është bërë i famshëm për recetën e tij të dobësimit, #pizzadiet!
Sekreti i suksesit? Maja e krijuar nga mielli i bluar imët, “5 stinët”, ujë dhe kripë deti, që u lanë të fermentohen për 36 orë.

“Pjesa më e madhe e restoranteve e fermentojnë brumin vetëm për 6 ose 8 orë”, – shprehet Cozzolino.

“Në të vërtetë është zgjatja e kësaj procedure ajo që eliminon pjesën më të madhe të sheqerit, duke lënë kështu vetëm karbohidrate komplekse, më të tretshme, me sens të lartë të ngopjes”, – shton ai.

“Dieta e mrekullive” sugjeron një picë në ditë të pasur me 540/570 kalori, perime, fruta dhe aktivitet fizik. Provojeni që ta besoni!

Komento
Etiketimet
Shperndaje