Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ju ka ngordhur qeni juaj i dashur? Fshijini lotët, kjo metodë jua rikthen në jetë!

Ju ka ngordhur qeni juaj i dashur? Fshijini lotët, kjo metodë jua rikthen në jetë!
July 17
11:08 2016

A keni menduar ndonjëherë se si të ktheni në jetë qenin tuaj të dashur, i cili ka ngordhur?

Epo, për këtë ju vjen në ndihmë “Sooam Biotech Research Foundation” nga Koreja e Jugut, nëpërmjet një shërbimi që kushton ‘vetëm’ 100.000 dollarë!

“Për njerëzit të cilët kanë një lidhje të fortë me kafshët, klonimi u jep atyre një alternativë tjetër, duke mos mbajtur thjesht kujtimin, por edhe trupin… sërish!” – shprehet Wang Jae-Woong, një nga studiuesit.

Ata që e ofrojnë këtë ‘shërbim’ për njerëzit janë të specializuar në klonimin e bagative e të derrave për kërkime shkencore.

Ajo që i afron ata më shumë me njerëzit është pikërisht klonimi i qenve; që nga viti 2006 e deri sot ata kanë klonuar gjithsej 800 të tillë. Interesant është fakti se klientë kryesorë të tyre kanë qenë Princër, personazhe VIP, miliarderë etj.., duke përmendur këtu edhe drejtues agjencish të cilët kërkojnë të kenë sërish qentë e tyre të shpëtimit!

Por si arrihet kjo?
Qeni i ngordhur futet në frigorifer. 5 ditë më pas, një qelizë e tij mund të përdoret në mënyrë të suksesshme e të kopjohet; ADN-ja e tij bashkohet me vezën e një dhuruesi e cila është zhveshur nga materiali i saj gjenetik. Embrioni i këtij procesi futet më pas tek një qen që do ta mbajë atë në bark. 2 muaj më pas, miku i ngordhur kohë më parë do të rikthehet në jetë, si një këlysh i bukur.

Operacioni më i suksesshëm i kompanisë ishte ai i klonimit të 5 ‘kopjeve’ të Trakr, qenit të shpëtimit i cili ndihmoi të mbijetuarin e fundit nga sulmet e 11 shtatorit në SHBA.

Etiketimet
Shperndaje