Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ju ka ndodhur ndonjëherë të ëndërroni sikur po rrëzoheni nga një lartësi? Ky është kuptimi!

Ju ka ndodhur ndonjëherë të ëndërroni sikur po rrëzoheni nga një lartësi? Ky është kuptimi!
September 07
09:14 2016

Besojmë se të gjithëve ju ka ndodhur së paku një herë që gjatë gjumit të ëndërroni sikur rrëzoheni nga një lartësi. Ky rrëzim duket mjaft i shpejtë, aq sa ka fuqinë të na zgjojë edhe nga gjumi. Mirëpo, kjo sigurisht e ka një kuptim.

Shkencëtarët thonë se në fakt ekzistojnë disa përgjigje lidhur me këtë ëndërr të çuditshme. Nëse keni një frikë apo ndjeni disi ankth për një event apo punë që ju pret, kjo ëndërr ka kuptimin se ju jeni të pasigurt në vete. Gjithashtu një tjetër kuptim i këtij ‘rrëzimi në ëndërr’ është kur ju nuk e ndjeni veten se jeni në kontroll të marrëdhënies tuaj, qoftë një marrëdhënie dashurie apo një marrëdhënie pune. Megjithatë, kjo ëndërr mund të ketë edhe kuptim pozitiv. Ju mund të jeni tejet të lumtur për një arritje të caktuar apo jeni entuziast për një arsye personale.

Ëndrrat gjithnjë përpiqen t’ju thonë diçka më tepër për veten, ndaj përpiquni të kuptoni mesazhin që ato japin duke e lidhur me situatën në të cilën ju ndodheni në jetën tuaj. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje