Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jo nuk është një “roller coaster”, është një urë në Japoni!

May 19
15:13 2016

Nëse ndonjëherë keni dashur të kaloni një eksperiencë në një “roller coaster” atëherë Eshima Ohashi, një urë në Japoni, mund t’jua japë këtë shans. Edhe pse kjo urë i ka elementet e sigurisë, çdo shofer, edhe ata më të mirët, kanë pasur frikë teksa i jepnin makinës mbi të.

Ura Eshime Ohashi lidh qytetet Matsue dhe Sakaiminato. Ura e famshme është 1.7 km e gjatë dhe 11.3 metra e gjerë.

Por edhe pse duket e frikshme në pamje të parë, ura Eshima Ohashi është mjaft e sigurt dhe nuk ka pasur asnjëherë incidente për shkak të formës së saj paska të çuditshme. Pyetja qëndron, a do të kishit guximin të udhëtonit aty me makinë pasi keni parë këto pamje?

 

Shperndaje