Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Japoni, dënohet artistja që krijon objekte në formën e vaginës

Japoni, dënohet artistja që krijon objekte në formën e vaginës
May 09
18:41 2016

Një artiste japoneze, e cila krijon objekte të cilat kanë formën e vaginës së saj, u dënua pas një procesi të gjatë për akte të pahijshme.
Një gjykim që pritet të shkaktojë shumë protesta pasi mendohet se masa e marrë është tepër e rëndë.

Gjykata e Tokios ka gjobitur Megumi Igarashin me 400.00 yen (3260 euro), gjysmën e dënimit që kishte kërkuar prokuroria.

Igarashi u arrestua për herë të parë në vitin 2014 për arsye se tentoi të mblidhte fonde për ndërtimin e një kajaku, duke publikuar në rrjet imazhe të kodifikuara në 3D të organit të saj gjenital.

Në fakt, në Japoni industria e pornografisë është shumë e zhvilluar, ama është e ndaluar të publikosh foto të organeve gjenitale.

Muaj pas lirimit të saj me ndihmën e një peticioni të firmosur nga mijëra persona, policia e Tokios e ka arrestuar sërish për arsye të ofrimit të objekteve “të pahijshme” me formën e vaginës së saj dhe për shpërndarjen e CD-ve të kodifikuara me një program kompjuteri.

“Jam e pafajshme pasi si të dhënat rreth organit tim gjenital, ashtu edhe veprat e mia të artit nuk janë të pahijshme”, – u shpreh artistja në gjykatë.

Etiketimet
Shperndaje