Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja pse eksperimenti rus i gjumit është akoma tmerrues edhe sot

Ja pse eksperimenti rus i gjumit është akoma tmerrues edhe sot
April 04
17:29 2016

Ju kujtohet kur shkruam rreth legjendave urbane që janë të vërteta? Ne po ju rikthejmë në memorie një nga këto histori, atë të eksperimentit rus të gjumit.

Ky eksperiment është zhvilluar në vitet ’40 dhe është një nga ato histori që na bën të themi “Jo! Nuk është e vërtetë!”. Por fatkeqësisht është e vërtetë.

Gjatë këtyre viteve, disa shkencëtarë rusë vendosën të testonin se në sa orë mund të mbijetonte njeriu pa gjumë dhe cilat ishin pasojat e pagjumësisë në trurin e njeriut. Deri këtu asgjë nuk është e tmerrshme, por plani i tyre mund të përshkruhet me mbiemrin “i tmerrshëm”. Mbyllja e 5 personave në një dhomë të mbushur me një gaz që stimulon të qëndruarin për 15 ditë zgjuar me qëllim shërbeu për studimin e efekteve në sistemin nervor.

Ata që morën kërkesën për të qenë pjesëmarrës në këtë eksperiment refuzuan, kështu që shkencëtarët u drejtuan nga të burgosurit politikë, të cilëve iu premtua liria pas 30 ditëve e netëve pa gjumë. Pra, një gënjeshtër e vërtetë.

Shkencëtarët përdorën xhamat e qelqit për t’i parë se si reagonin dhe u jepnin ushqim të thatë për t’i furnizuar me vlerat ushqyese.

Sidoqoftë, vetëm 5 ditët e para ishin të qeta, por paranoja u “ul këmbëkryq” në sallën e eksperimentit, duke i kthyer të testuarit kundër njëri-tjetrit me qëllim për t’u fituar besimin drejtuesve. Ata filluan të pëshpëritnin sekrete nga më të ndryshmet në mikrofona që të furnizonin drejtuesit e tyre me informacionin e duhur për të fituar lirinë që iu premtua.

Në ditën e nëntë, të burgosurit filluan të bërtisnin dhe vraponin përreth qelisë duke u çjerrë derisa çanë kordat zanore.

Gjendja ndryshoi në ditën e dhjetë, kur robërit e mbyllur në qeli filluan të mësoheshin me gjendjen e tyre dhe u lanë të lirë për një periudhë kohe të shkurtër derisa zëri iu rikthye. Dhe liria e të burgosurve konsistonte në mos-vëzhgim nga shkencëtarët.

Rikthimi i zërit do të thoshte ndërprerje e eksperimentit, por një zë i ftohtë u dëgjua në radio te thoshte: “Nuk duam të jemi të lirë!” Kur studiuesit panë brenda, skena e horrorit mbërtheu çdonjërin prej tyre. 4 nga subjektet e testit ishin ngrënë të gjallë nga subjektet e mbetur.

U ndërmorën shumë operacione për të nxjerrë jashtë subjektet e testit, por ushtarët  refuzuan të ishin pjesë e operacioneve, madje ata që morën pjesë u vranë nga “krijesat”. Duke mos dashur të humbë më jetë njerëzish, drejtuesi i eksperimentit vendosi të mbyllë ndërtesën bashkë me studiuesit e mbetur në të.

Njëri nga studiuesit që u përpoq të vriste “testin final” u përball me atë që kishte prodhuar. “Nuk do të mbyllem me këtë gjënë.”, – raportoi në radio, por ajo që i vuri kapakun ishte britma: “Çfarë është kjo?”

“Ne jemi ju. Ne jemi çmenduria që fshihet te ju, e cila përgjërohet të dalë sa më shpejt. Ne jemi ajo që fshihet nën shtratin tuaj çdo natë. Ne jemi ajo që ju qetëson kur jeni të paralizuar dhe në qetësi”.

Nëse e besoni apo jo, kjo mbetët në dorën tuaj, por një gjë është e sigurt: flini!

 

Etiketimet
Shperndaje