Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja pse dora mund t’ju përmirësojë kujtesën

Ja pse dora mund t’ju përmirësojë kujtesën
April 11
20:35 2016

Doni të “mprihni” kujtesën? Merrni lapsin e mbani shënim!
Psikologia Kenneth Kiewra ka ndarë me “Huffington Post” disa mënyra se si mund të përmirësohet aftësia memorizuese me anë të disa metodave tepër të thjeshta. Këto metoda konsistojnë vetëm në shkrimin me dorë, duke eliminuar kështu shkrimin në laptop apo pajisje të tjera teknologjike.

  1. Shkarravit
    Këtë tregojani shefit tuaj herën tjetër që do t’ju kritikojë për të qenit i pavëmendshëm në një mbledhje sepse jeni marrë vetëm me shkarravina. Studimet tregojnë se të rrëshqasësh lapsin në letër pa kurrfarë plani është më produktive se ç’mendoni – ju ndihmon të jeni të vëmendshëm.
  2. Shkruani një listë për gjërat që duhet të bëni
    Duke shkruar fjalë për fjalë në letër të gjitha gjërat që duhet të bëni, në vend që t’i shkruani në GChat apo në Reminder, do t’ju ndihmojë jo vetëm të mbani mend detyrat, por edhe të vendosni “në prizë” nerva që lidhen me kujtesën afatgjatë.
  3. Mbani ditar
    Nëse nuk jeni pro të mbajturit një ditar në çdo lloj moshe, jeni totalisht gabim. Sipas Kenneth Kiewra, të mbajturit ditar, qoftë edhe duke shkruar tri gjëra për të cilat jeni mirënjohës në ditë, do t’ju lidhë emocionalisht me këto gjëra, por më e rëndësishmja, do të bëjë të mundur që ato çaste apo momente që për ju kanë rëndësi të memorizohen më gjatë.
  4. Planifikoni konkretisht axhendën
    Fjala “konkretisht” është përdorur në kuptimin e saj të parë. Merrni një fletë dhe vizatoni të gjitha vendet dhe rrugët në të cilët do të kaloni. Kjo do t’ju bëjë të mos harroni rrugët dhe vendet jo vetëm nesër apo pasnesër, por për një kohë të gjatë. Pra, nuk do t’ju duhet të merakoseni për baterinë e ulët apo për internetin e dobët.
  5. Shkruani një letër falënderimi
    Herën tjetër që dikush do të bëjë diçka të jashtëzakonshme për ju – ose thjesht doni të shprehni hapur dashurinë, mbështetjen apo miqësinë – bëjeni vlerësimin në letër. Kjo jo vetëm do t’i bëjë të lumtur, por do të rrisë edhe nivelin e lumturisë në trurin tuaj. Kjo gjë do të mundësojë që fjalë të caktuara, si “faleminderit”, “mirënjohje”, “vlerësim” e të tjera t’ju bëhen shprehi.
Komento