Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja cilat janë 5 drogat me të cilat njerëzit abuzojnë më shumë

Ja cilat janë 5 drogat me të cilat njerëzit abuzojnë më shumë
March 26
18:05 2016

 

Varësia nga droga është një problem në rritje në të gjithë globin, por çfarë është më problematike në rangun e drogave të paligjshme në dispozicion sot? Në thelb ndryshon, pasi disa studiues mbështeten në forcën e drogës dhe dëmit që shkakton.

Në vitin 2007, eksperti i drogës David Nutt nga Britania e Madhe dhe bashkëstudiues të tij  krijuan një panel të ekspertëve të varësisë për të shënuar sa problematike ishte çdo drogë.

  1. Heroina

Heroina është një nga substancat më të njohura problematike në tokë. Ajo është një lloj droge opioid që sintetizohet nga morfina dhe shkakton sistemin nervor të trurit deri në 200 për qind në kafshët laboratorike. Në vitin 2011, 4.2 milionë amerikanë mbi  12 vjeç kanë përdorur heroinë të paktën një herë në jetën e tyre. Rreth 23 për qind e atyre që përdorin heroinë bëhen të varur prej saj. Kjo është një drogë e rrezikshme, sepse doza e saj vdekjeprurëse është pesë herë më e madhe se ajo që pretendohet. Shumë të famshëm që nga doza vdekjeprurëse e heroinës kanë gjetur vdekjen e tyre parakohshme.

2. Alkooli

Kjo është e vetmja substancë ligjore e lejuar në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar. Ajo është renditur substanca e dytë më e konsumuar me rezultat prej 2.2 nga një rezultat maksimal prej 3 pikësh.  Abuzimi me alkoolin mund të dëmtojë trurin dhe organet e tjera jetësore, si zemra, pankreasi dhe mëlçia. Për gratë shtatzëna ka më shumë efekte anësore edhe në zhvillimin e foshnjës. Konsumi i alkoolit po ashtu rrit rrezikun e kancerit. Eksperimentet në kafshë laboratorike tregojnë se ai mund të rrisë nivelet e dopaminës nga 40 në 360 për qind. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), përdorimi i alkoolit ka çuar në 3.3 milionë vdekje në vit.

3. Kokaina

Kokaina është një stimulues me veprim të shkurtër, që  do të thotë marrja e drogës në ndarje të shkurtra kohore. . Kjo substancë ndërhyn në veprimin e dopaminës në tru për të përcjellë mesazhe nga një qelizë e trurit në tjetrën. Kjo parandalon neuronet nga kalimi i sinjaleve dopamine duke çuar në një aktivizim të parregullt të funksionimit të trurit. Një gjë e tillë çon në pasoja të rënda shëndetësore të lidhura me organet e trupit të tilla si zemra, mushkëritë, truri dhe sistemi i tretjes. Përdoruesit mund të përjetojnë paranoja të rënda dhe mund të humbin kontaktin me realitetin. Në kafshët laboratorike, përdorimi i kokainës ka rezultuar në rritje të nivelit normal të dopaminës.

4. Barbiturat ose “Downers”

Ato mbyllin funksionet e trurit që i bëjnë njerëzit të ndihen të lumtur. Këto substanca janë shumë të rrezikshme për shkak se doza të larta mund të jenë fatale, pasi ndikojnë edhe në frymëmarrje. Kjo substancë ndërhyn me sinjalet kimike në tru. Në doza të ulëta, ajo mund të shkaktojë lumturi apo ndjenja euforie. Edhe pse renditet e katërta është një nga drogat më të konsumuara për momentin.

5. Nikotina

Ashtu si alkooli, nikotina është gjithashtu një nga kimikatet më së shpeshti të përdorura që mund të gjenden në cigare dhe duhan.  Nikotina zhytet me shpejtësi në mushkëri dhe transferohet në tru duke rritur rrezikun e kancerit, sëmundjeve të frymëmarrjes dhe problemeve kardiovaskulare. Më shumë se dy të tretat e amerikanëve shprehen se janë të varur prej saj. OBSH vlerëson se ishin më shumë se 1 miliard duhanpirës në vitin 2002 dhe numri vazhdon të rritet ende.

Etiketimet
Shperndaje