Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Italiani që mësoi anglishten në moshën 100-vjeçare

Italiani që mësoi anglishten në moshën 100-vjeçare
November 12
16:23 2016

Ndoshta mund t’ju duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Një 100-vjeçar italian ka mësuar gjuhën angleze në moshë të thyer. Gianni Guaita ka rrëfyer se ai ka nisur ta mësojë gjuhën gati 2 vjet më parë dhe tashmë e zotëron atë shumë mirë.

Ai ka treguar se përgjatë gjithë jetës nuk ka mundur ta mësojë atë për shkak të ndryshimit shumë të madh të theksit mes 2 gjuhëve italisht e anglisht, por tashmë ai ka gjetur vullnetin për ta mësuar edhe me ndihmën e vajzës së tij.

Tashmë drejt moshës 101-vjeçare, ai është një shembull perfekt që na sjell edhe një herë në vëmendje se njeriu mund të kryejë vepra që ndonjëherë mund të duken të pamundura. /Blitz.al/

Më poshtë, videoja e plotë në Youtube.

Komento
Shperndaje