Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Infermierja 93-vjeçare del në pension pas 72 vitesh punë

Infermierja 93-vjeçare del në pension pas 72 vitesh punë
July 19
19:25 2016

...

Një 93-vjeçare infermiere nga Dakota e Jugut ka dalë në pension pasi ka punuar  më shumë se 7 dekada.  Muajin e kaluar, Alice Graber ka festuar daljen në pension në “Salem Mennonite Home” në Freeman, Dakota e Jugut, ku ajo ka punuar për më shumë se 20 vjet. Drejtori i këtij spitali ka vendosur t’i bëjë një festë për daljen në pension dhe duket se Alice është lumturuar shumë kur njerëzit e kanë uruar. Graber kishte punuar si infermiere plot 72 vjet, pasi ka filluar punë që në vitin 1944.

Kolegët e saj e kanë quajtur si një grua energjike dhe të mahnitshme. Sipas tyre, për Alice nuk kishte rëndësi në qoftë se ishte shi apo borë, ajo ishte gjithmonë shumë korrekte në punë.

Por edhe pse është 93 vjeçe, Graber ka thënë se do të vazhdojë të bëjë punën e saj si vullnetare në një azil ku do t’u çojë ushqimin pleqve dhe do t’i ushqejë ata.

Komento
Etiketimet
Shperndaje