Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ilaçet e kancerit mund të kurojnë pedofilinë?

Ilaçet e kancerit mund të kurojnë pedofilinë?
April 07
19:49 2016

Shkencëtarët janë duke punuar në laboratorë për krijimin e një ilaçi që të mund të kurojë pedofilinë përpara se pedofilët të abuzojnë seksualisht me fëmijët.

Këta shkencëtarë janë duke bashkëpunuar me një organizatë shkencore britanike, e cila po jep fonde monetare për mbylljen e plotë e me sukses të këtij testi.

Ilaçi quhet “Degarelix” dhe përdoret zakonisht për të kuruar kancerin në prostatë por ka rezultuar se një efekt anësor i tij është të ulë dëshirën seksuale. Përdorimi i tij ul në mënyrë drastike prodhimin e hormonit testosteron te meshkujt dhe zgjat tre deri në katër muaj. Shumë meshkuj të cilët kanë pranuar se shpesh krijojnë fantazira për të pasur marrëdhënie seksuale me fëmijë janë duke marrë pjesë vullnetarisht në këtë proces prove.

Doktori Christoffer Rahm, që është edhe lideri i këtij projekti, ka thënë se sipas statistikave 1 në 10 djem dhe 1 në 20 vajza abuzohet seksualisht në një moshë të vogël dhe kjo është diçka që duhet të na prekë të gjithëve.

Të gjitha përpjekjet për të parandaluar pedofilinë deri më sot janë ndërmarrë nga policia apo autoritetet përkatëse që përpiqen të mbrojnë fëmijët dhe të vënë përpara përgjegjësisë penale pedofilët, por asnjëherë nuk është menduar për ndonjë mënyrë alternative për ta kuruar nga ana mjekësore.

Meshkujt vullnetarë që morën pjesë, tri ditë pas përdorimit të ilaçit, nuk kanë pasur nivel testosteroni në gjakun e tyre. Pritet që shumë shpejt, pasi rezultatet të kalojnë të gjitha proceset e duhura, kjo zgjidhje të përhapet në të gjitha vendet.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje