Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I shpëtoi jetën 4 vjeçarit, emigrant hero merr nënshtetësinë nga Macron!

I shpëtoi jetën 4 vjeçarit, emigrant hero merr nënshtetësinë nga Macron!
May 28
18:51 2018

 

Emigranti nga Mali, Mamoudou Gassana u shpall hero nga opinioni publik francez para pak ditësh pasi shpëtoi një fëmijë 4 vjeçar,  i cili rrezikonte të binte nga ballkoni i pallatit.

Duke pasur të ëmën jashtë Parisit dhe të atin në dyqanin poshtë duke blerë në dyqan, i vogli ka dalë në ballkon dhe ka rrezikuar të binte. I riu nga Mali është kacavjerrë nga ballkoni në ballkon derisa ka shpëtuar 4 vjeçarin.

Për shkak të gjestit të tij të admirueshëm, Gassama është nderuar nga vetë presidenti francez, Emanuelle Macron.

Mediat franceze bëjnë me dije se emigrant është pritur në pallatin presidencial nga Macron, i cili ka dhënë atij nënshtetësinë franceze si shenjë falenderimi për gjestin e tij human.

“Thjesht u ngjita dhe më ndihmoi Zoti. Sa më shumë ngjitesha, aq më shumë kisha kurajo për të vazhduar më tej”, – është shprehur i riu, tashmë qytetari më i ri francez.

Gassama shkoi në Francë vitin e kaluar përmes një rruge të gjatë me anije, ku rrezikoi edhe mbytjen. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje