Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I riu me sindromën Down bëhet milioner me shitjen e çorapeve!

I riu me sindromën Down bëhet milioner me shitjen e çorapeve!
July 13
19:38 2018

Nëse ke një qëllim në mendje dhe punon fort për të, është e i sigurtë që një ditë shpejt do ta arrish!

Kjo është edhe historia e John Cronin, 21 vjeçari me sindromën Down, i cili është kthyer në një prej milionerëve në SHBA duke shitur çorape.

Në vitin 2016, John u diplomua dhe dëshironte të niste një biznes, por nuk ishte i vendosur se çfarë lloji biznesi do të niste.

“Sugjerimi i parë që kisha ishte një dyqan për qejf, por nuk dija çfarë të shisja”, – tregon John. “Më pas menduam për një dyqan ushqimesh… por nuk dinim të gatuanim”.

Dalëngadalë , John dhe i ati, Mark vendosën për të shitur çorape.

“John ka veshur gjithë jetën çorape me modele nga më të ndryshmet e më të çmendurat, prandaj menduam të shisnim këto lloje çorapesh”, – thotë i at i i John.

Dhe kështu nisi edhe biznesi, i cili vitin e parë bëri 1,4 milion paund ndërkohë që 30,000 dollarë shkuan për bamirësi.

Ndër blerësit e çorapeve të Johnit janë kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau dhe ish-presidenti i George HW Bush. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje