Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I pret penisin partnerit gjatë aktit seksual, arrestohet 26-vjeçarja!

I pret penisin partnerit gjatë aktit seksual, arrestohet 26-vjeçarja!
November 28
13:49 2017

Gjatë aktit seksual, gjërat që mund të ndodhin papritur dhe surprizë janë të shumta, por që një vajzë t’i presë partnerit të saj penisin këtë nuk e kishim dëgjuar.

Në fakt, kjo ka ndodhur në Meksikë, kur 26-vjeçarja Brenda Barattini ka prerë organin gjenital të partnerit të saj, Sergio F., 40 vjeç me gërshërët e kopshtit.

Motivi pas këtij sulmi nuk është bërë akoma i ditur për mediat sepse e gjithë çështja po shqyrtohet nga gjykata. Avokati i 26-vjeçares, Carlos Nayi është shprehur në një deklaratë për mediat:

“Ka një justifikim për këtë. Nga të dhënat që kemi mësuar ne, Brenda ishte viktimë e një sulmi seksual. Ajo e futi në apartament sepse djali në fjalë është miku i vëllait të saj. Të dy janë në një grup muzikor dhe ai jo vetëm që nuk mori mjetet muzikore për të cilat kishte ardhur, por e kishte sulmuar vajzën seksualisht. E detyruar nga situata dhe rrethanat Brenda e sulmoi”, – ka treguar avokati.

Ndërkohë, çështja do të shqyrtohet dhe hetohet nga prokuroria e gjykata dhe më pas do të ketë një vendim nëse 26-vjeçarja do të dënohet apo jo. /Blitz.al/

Shperndaje