Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

“I humbur” prej 5 vitesh, përshkon në këmbë mbi 10.000 km

“I humbur” prej 5 vitesh, përshkon në këmbë mbi 10.000 km
February 10
17:52 2017

Me shumë mundësi kjo është një histori që pas disa vitesh do ta shohim nëpër kinema, pasi duket vërtet e pabesueshme.

35-vjeçari kanadez Anton Pilipa u shpall i humbur në vitin 2012 në Vankuver, por sot, rreth 5 vite më pas, ai gjendet i gjallë në Manaus, Brazil.

Distanca mes Vankuverit dhe Manausit është prej 10 mijë kilometrash e gjysmë, që i ka bërë në këmbë!

5 vite më parë familja u alarmua, pasi Pilipa konsiderohej një person me shqetësime mendore. Brenda pak kohe u vunë në punë të gjitha metodat e mundshme të kërkimit, nga shpërndarja e fotografive, tek apelet “online” apo në televizione, por pa rezultat. Kjo gjë e kishte bërë familjen t’i humbte shpresat dhe të mendonte se ai kishte humbur jetën.  

Në fakt, gjithçka rezultoi e gabuar, pasi një ditë të bukur, Anton kishte vendosur të përshkonte në këmbë plot 10 shtete, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Brazilit.

Një udhëtim i rrallë dhe i pabesueshëm, kushtet e të cilit u vështirësuan shumë në momentin që atij iu vodh çanta ku kishte  të gjitha dokumentet. Arsyeja e këtij udhëtimi? Mbetet ende mister. /Blitz.al/

Share