Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I blen vajzës shkop magjik. Nëna tmerrohet nga dhurata brenda paketimit

I blen vajzës shkop magjik. Nëna tmerrohet nga dhurata brenda paketimit
November 18
17:49 2016

Nicole Allen, nënë e një vajze të vogël, i ka bërë fëmijës së saj një dhuratë para Ditës së Falënderimeve. Zgjedhja e Allen konsistonte në një shkop magjik shtrigash, që në majë supozohej të mbante foton  e vajzës.

Epo, e vërteta ishte shumë ndryshe nga ç’mendonte nëna e vajzës.

Kur vajza hapi dhuratën dhe filloi të luante, pa se në majë nuk ishte fotoja e saj, por një fëmijë i pushtuar nga djalli që priste damarët.

Sigurisht, Nicole nuk e ka lënë me kaq dhe ka shkuar te shitësi për t’u ankuar lidhur me foton tmerruese. Përgjigjja e shitësit ishte e thjeshtë: “Në paketim shkruhet tekstualisht që është një “shkop i lig”, prandaj nuk të detyrohem asgjë”.

Ai gjithashtu është shprehur se do ta heqë lodrën nga stendat vetëm nëse merr ankesa të tjera. /Blitz.al/

 

nrm_1415720901-5690095_g

Komento
Shperndaje