Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kubë: Ja pse performanca e “Rolling Stones” u ndalua për shumë vite!

Kubë: Ja pse performanca e “Rolling Stones” u ndalua për shumë vite!
March 26
12:36 2016

...

...
Picture 1 of 8

Këtë të premte, “Rolling Stones” u bë grupi i parë i rrokut i njohur ndërkombëtarisht që performon në Kuba, duke mbledhur mijëra njerëz në një kompleks të madh sportiv.

Kujtojmë se për vite me radhë, transmetimi i muzikës rrok në radiot apo televizionet kubaneze ka qenë i ndaluar. Madje, personat që mbanin flokë apo mjekër të gjatë dënoheshin nga zyrtarët e shtetit.

Sot… jo më!

“Vite më parë ka qenë shumë e vështirë të dëgjoheshin këngët tona në këtë vend, por ja ku jemi. Kohët po ndryshojnë”, – u shpreh lideri i grupit, Mick Jagger.

“Havana, Kuba dhe Rolling Stones, një mrekulli!” – shtoi kitaristi legjendar Keith Richards.

Ky koncert vjen si rezultat i bisedimeve të vazhdueshme dhe menjëherë pas deklaratave se SHBA-të dhe Kuba do të përmirësonin marrëdhëniet diplomatike.

Ajo që vlen për t’u përmendur është edhe hyrja e lirë për në koncert. Të gjithë, pa para, për të ndjekur grupin e tyre të preferuar, të cilët luajtën disa nga këngët klasike më të pëlqyera, si “Paint it Black”, “Sympathy for the Devil” apo “Brown Sugar”.

Personalitete të famshëm si këngëtari Jimmy Buffett, modelja Naomi Campbell, aktori Richard Gere ishin në koncert, në të ashtuquajturën zonën VIP.

 

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje