Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Heq dhëmballën e pjekurisë, kujton se është Kylie Jenner

August 12
15:39 2016

Nëse do të zgjoheshe me mendimin se je dhe ke qenë Kylie Jenner gjatë gjithë kohës, do të vrapoje për te Range Rover-i yt apo do të të kapte paniku?

Ne do t’ju tregojmë për Emma-n, e cila, pasi ka hequr në mënyrë kirurgjikale, dhëmbin e pjekurisë, është zgjuar me mendimin se është Kylie Jenner. Emma ka zgjedhur alternativën e dytë: e ka kapur paniku.

Mamaja e saj, e cila po e shoqëronte te dentisti, ka filmuar të gjithë bisedën me vajzën e saj dhe e ka postuar në Youtube.

“Jam Kylie Jenner. Sapo kuptova se jam Kylie Jenner sepse ti nuk më ke treguar më parë”, – i thotë Emma të ëmës së saj. “A je ti Kris Jenner? A je ti  Kris Jenner, mama?”

Gjatë gjithë kohës, Emma ishte e traumatizuar nga fakti që ishte Kylie Jenner dhe ishte tërë kohës duke qarë.

Shpresojmë që vajza të jetë kthyer në normalitet.

Shperndaje