Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Hapësirë – Ja si ndryshon fusha magnetike e Tokës me kalimin e kohës

Hapësirë – Ja si ndryshon fusha magnetike e Tokës me kalimin e kohës
May 11
18:32 2016

Fusha magnetike e Tokës është në ndryshim të vazhdueshëm; dobësohet në disa pika, forcohet në të tjera.

Tre satelitë të Agjencisë Hapsinore Europiane të lëshuar pikërisht 2 vite e gjysmë më parë për të studiuar fushën magnetike, kanë zbuluar detaje të reja!
Rezultatet u prezantuan në “Living Planet Symposium” mbi vëzhgimin e planetit Tokë, që po mbahet këtë javë në Pragë.
Të dhënat e reja na tregojnë se ku është dobësuar apo forcuar fusha magnetike dhe ritmet me të cilat ndryshon.

“Misioni ‘Swarm’ ka nisur dy vite e gjysmë më parë dhe që tani po na ofron informacione të cilësisë së lartë!” – shprehet Rune Floberghage, pjesë e stafit.

Duke filluar nga viti 1999 deri më sot, fusha magnetike e planetit tonë mbi Amerikën e Veriut është reduktuar me 3,5%, ndërkohë që është rritur me 2% mbi Azi.
Pika e dobët vazhdon të mbetet Anomalia në Atlantikun e jugut, një rajon mes Amerikës së Jugut dhe Afrikës së Jugut, në të cilin fusha magnetike është dobësuar sërish me 2%, ndërkohë që Poli magnetik i Veriut është spostuar në lindje, drejt Azisë.

Fusha magnetike gjenerohet nga hekuri i lëngshëm në bërthamën e jashtme të tokës, duke krijuar kështu një magnetosferë që na mbron nga rrezet kozmike të rrezikshme!

Ekzistojnë teori të cilat thonë se këto ndryshime ndodhin për shkak të mënyrës se si hekuri i lëngshëm rrejdh në bërthamën e jashtme.
Satelitët Swarm do të vazhdojnëpunën e tyre të vëzhgimit, duke na informuar në vazhdimësi për ndryshimin e fushës magnetike të Tokës.

Etiketimet
Shperndaje