Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Habit punëtori, jep dorëheqjen me shkrim në letër higjienike

Habit punëtori, jep dorëheqjen me shkrim në letër higjienike
February 27
12:39 2017

Një punonjës i një kompanie, i lodhur dhe i mërzitur nga trajtimi që i kishin bërë, ka vendosur të japë dorëheqjen nga kompania ku punonte duke shkruar në një letër higjienike arsyet e largimit.

Shënimi, që daton më 24 shkurt, tregon dukshëm ndjenjat e punëtorit.

“Kam zgjedhur këtë lloj letre për dorëheqjen time 2 javë para ikjes si simbol i mënyrës se si ndiej se më ka trajtuar kjo kompani dhe ironikisht si e ndiej se ku po shkon kjo kompani”,- shkruan në letër punonjësi.

Nuk dihet se prej nga është dhe ku është kompania ku ka punuar punëtori. Por megjithatë, kjo mënyrë unike e të dorëhequrit nga puna ka marrë komente të shumta dhe është vlerësuar për origjinalitetin e saj. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje