Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Guinness World Record – Në Napoli tentojnë picën më të gjatë në botë

Guinness World Record – Në Napoli tentojnë picën më të gjatë në botë
May 15
10:19 2016

Sot, në Napoli të Italisë duan të thyejnë një rekord: realizimin e picës më të gjatë në botë!

Takimi i lënë në paraditen e sotme kërkon të mposhtë rekordin e vendosur më 20 qershor të vitit 2015, ku u krijua pica 1595,45 metra e gjatë.

Rezultati do të vlerësohet e të certifikohet nga Komiteti Botëror i ‘Guinness World Record”, me objektivin më pas të kandidaturës së artit të picerisë napolitane si trashëgimi jomateriale e UNESCO-s, për të cilën derimë tani janë mbledhur gjithsej 1 milion firma nga të gjitha kontinentet.

Në këtë event të quajtur “l’Unione fa #pizzaunesco” do të marrin pjesë qindra picierë të cilët do të përdorin ekskluzivisht produkte 100% italiane për të dëshmuar traditën e tyre në mbarë botën.

Komento