Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gratë kontribuojnë 10% më shumë në punë se burrat, studimi i fundit tregon rezultatet interesante

Gratë kontribuojnë 10% më shumë në punë se burrat, studimi i fundit tregon rezultatet interesante
October 09
07:49 2018

Hive, një platformë bashkëpunimi dhe menaxhimi projektesh, ka publikuar një studim të ri përsa i përket kontributet të meshkujve dhe femrave në vendin e punës.

Studimi shqyrtoi 3000 gra dhe burra në vende dhe pozicione të ndryshme punë. Mori në shqyrtim të gjitha aspektet duke filluar që nga kujt i ngarkohet më shumë punë, kush dërgon më shumë mesazhe, gjuha që përdorin dhe si të gjtha këto ndikojnë në produktivitetin e tyre.

Le të nisim me mesazhet. Disa studime tregojnë se ndërprerjet nga mesazhet në punë ndikojnë në përqëndrim dhe ulin performancën me 20%. Në bazë të këtij studimi, gratë dhe vajzat dërgojnë 20% më shumë mesazhe se burrat. Gjithsesi, ato përfundojnë 10% më shumë punë.

Një tjetër zbulim interesant ishte se të dyja gjinitë përdornin fjalën “më fal” pothuajse në të njëjtën masë.

Gjithashtu, meshkujt punojnë më shumë në fundjava sesa femrat, por gjithsesi përfundojnë më pak punë se ato.

Por pavarësisht këtij faktori, ka ende më shumë meshkuj në pozicione drejtuese sesa femra. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje