Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjyshja 55-vjeçare sjell në jetë mbesën e saj

Gjyshja 55-vjeçare sjell në jetë mbesën e saj
March 30
14:25 2019

Një gjyshe ka sjellë në jetë mbesën, në vend të vajzës së saj e cila nuk ka mundësi te mbesë shtatzënë pasi ka lindur pa mitër.

Emma Miles, 55 vjeç, e cila tashmë ka dy fëmijë të saj të rritur, u ofrua të jetë një nënë “surrogate” për vajzën e saj Tracey Smith, 31 vjeçe, e cila nuk do të mund të kishte kurrë një fëmijë të saj pasi vuante nga një sindromë e rrallë.

Për shkak se vezoret e Tracy-t vazhdonin të funksiononin normalisht, ajo dhe burri i saj, Adam, 40 vjeç, vendosën të përdornin fertilizimin “in vitro”, për të krijuar një embrion i cili më pas u implementua në mitrën e nënës së saj, znj. Miles.

Edhe pse zonja Miles kishte kaluar tashmë në periudhën e menopauzës, ajo ishte në gjendje të bëhej  një nënë “zëvendësuese”, sepse foshnja ishte krijuar nga vezët e vajzës së saj. Barku i saj ishte tepër i shëndetshëm për të mbajtur një fëmijë, kështu që asaj i është dashur të heqë 38 kg për të arritur një peshë të përshtatshme dhe të nevojshme për të siguruar një shtatzëni të mbarë.

Nënat me një moshe të madhe, mbi 35 vjeç,  përgjithësisht përballen me një rrezik më të lartë të abortit dhe pre-eklampsisë, një komplikacion që mund të rezultojë vdekjeprurës për gruan dhe foshnjën. Por, e vendosur për të ndihmuar vajzën e saj të kishte një fëmijë, znj. Miles vendosi të vazhdojë me shtataninë, gjithsesi.

55-vjeçarja, e cila është një punonjëse supermarketi , lindi mbesën e saj, Evie Sain Emma Smith më 16 janar. Fëmija ishte e shëndetshme dhe peshonte 7 kilogramë, dhe erdhi në jetë nga një operacion çezarian, sepse lindja natyrale mund të sillte komplikacione./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje