Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjirafat në rrezik zhdukjeje

Gjirafat në rrezik zhdukjeje
December 08
14:54 2016

Gjirafat janë në rrezik. Alarmi është dhënë nga Organizata Botërore e Mbrojtjes së Kafshëve, e cila ka theksuar se në 30 vitet e fundit gjirafat janë pakësuar në shifra të frikshme, çka detyron që ato të futen në listën e kafshëve të rrezikuara nga zhdukja.

Nga 155 mijë gjirafa në vitin 1985, vetëm 97 mijë ishin në vitin 2015, pra janë pakësuar në numër më tepër se 30%.

“Gjithë këto vite jemi fokusuar te elefantët dhe rinoqerontët, duke bërë që të dalin nga radari gjirafat, të cilat kanë rënë në kaq pak kohë në një numër shumë të ulët”,- tha Julian Fennessy, specialist për mbrojtjen e tyre, për BBC-në.

Në disa zona të Afrikës, si Somalia, Etiopia e Kenia, gjirafat kanë filluar të gjuhen për ushqim, për shkak të varfërisë së madhe që i karakterizon këto zona dhe mungesës së bazave ushqimore. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje