Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gëzuar ditëlindjen, YouTube!

Gëzuar ditëlindjen, YouTube!
April 23
13:58 2016

Site-i online më i frekuentuar në mbarë botën feston sot 11- vjetorin e publikimit të videos së parë. Në të vërtetë, YouTube është krijuar më 14 shkurt të vitit 2005, por më 23 prill po të 2005-s nxori videon e parë në rrjet.

Videoja titullohet “Me at the zoo” dhe paraqet një djalosh në një kopsht zoologjik, në “sfond” të të cilit ndodhen disa elefantë. “Me at the zoo” është vetëm 18 sekonda dhe ka mbledhur një numër shikuesish prej 30 milionë dhe 200.000 komente.

Djaloshi në video quhet Karim dhe për 18 sekonda flet për elefantët: “Pra, jeni pranë elefantëve. Gjëja më e veçantë e tyre është se ata kanë një feçkë me të vërtetë shumë, shumë, shumë, të gjatë…”.

“Kopshti zoologjik” pati rëndësi thelbësore lidhur me zhvillimin e medias pasi bëri të mundur që video të ndryshme të gjenden në kohë reale dhe si pasojë, informimi mos të mbetet në dorë të një limiti të caktuar kohor.

Komento
Etiketimet
Shperndaje