Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gëzohuni çuna! Njihuni me “club”-in që e keni ëndërruar të gjithë

Gëzohuni çuna! Njihuni me “club”-in që e keni ëndërruar të gjithë
January 05
15:40 2017

A ju ka ndodhur të jeni në “club” me miqtë tuaj dhe ta gjeni veten një moment të vetmuar pasi të gjithë kanë nxjerrë telefonat? Epo, gjërat duket se do të shkojnë shumë më keq sidomos nëse ndonjëherë gjatë pushimeve vizitoni Vjenën. Miqtë tuaj do t’ju injorojnë në mënyrën më kategorike të mundshme sidomos pasi të vendosin kufjet virtuale që i çojnë në një tjetër botë.

Në kryeqytetin e Austrisë është hapur një bar, i  cili u ofron klientëve të tij mundësinë për të shijuar lojërat e teknologjisë së fundit ndërkohë që pinë birra sa të dëshirojnë. “Vrei” është kthyer kështu në barin e parë virtual  në botën reale. Thuhet se deri tani “Vrei” ka pasur rreth 10 mijë klientë. Pronari i tij, Timon Liebau, është shprehur se përmes kësaj ideje dëshironte që virtualiteti dhe teknologjia të ishin sa më të qasshme për klientët e tij./Blitz.al/

Shperndaje