Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fshati zviceran që zgjodhi gjobën në vend të refugjatëve

Fshati zviceran që zgjodhi gjobën në vend të refugjatëve
November 26
11:56 2016

Një fshat i vogël në Zvicër, i quajtur Oberwil-Lieli, në të cilin jetojnë rreth 300 milionerë ndër 2,200 banorë gjithsej, ka refuzuar  refugjatët sirianë dhe nga Lindja e Mesme e për këtë ka paguar një gjobë prej 200,000 paundësh.

Banorët e fshatit  mbajtën një referendum për pranimin e 10 refugjatëve ose në të kundërt do të paguanin gjobën dhe rezultati i referendumit tregoi se banorët dëshironin më mirë gjobën sesa refugjatët.

Një rezident i Oberwil-Lieli ka thënë për MailOnline: “Ne nuk i duam ata këtu! Kaq e thjeshtë është”. Ndërkohë, drejtuesi i fshatit ka thënë se fakti që banorët nuk dëshirojnë të kenë refugjatë në mesin e tyre nuk do të thotë se po tregohen racistë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje