Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Franca bëhet vendi i parë për ndalimin e enëve plastike

Franca bëhet vendi i parë për ndalimin e enëve plastike
September 19
13:19 2016

­­ Shteti francez do të jetë i pari vend që do të ndalojë përdorimin e enëve plastike. Mësohet se ky vendim do të hyjë në fuqi në vitin 2020.

Sipas “Associated Press”, Franca bëhet vendi i parë që merr këtë masë. Referuar ligjit të ri që kaloi në shqyrtim muajin e kaluar, të gjitha gotat, pjatat dhe enët e tjera njëpërdorimshe do të duhet të jenë të riciklueshme deri në hyrjen në fuqi të këtij vendimi.

Sipas gazetës “Les Echos”, nga 4.7 miliardë enë plastike në vit, vetëm 1% e tyre janë ricikluar. Ky vendim ka gëzuar disa ambientalistë, ndërkohë që është shoqëruar edhe me kritika. Një prej tyre ka kërcënuar me ndërmarrjen e veprimeve ligjore kundër autoriteteve franceze për shkelje të rregullave të Bashkimit Europian për lëvizjen e lirë të mallrave. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje