Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Skoci – Rishfaqet përbindëshi legjendar i Loch Ness-it?

(Foto) Skoci – Rishfaqet përbindëshi legjendar i Loch Ness-it?
September 18
10:43 2016

Përbindëshi i famshëm i Loch Ness-it është rikthyer! Të paktën kështu duket nga fotografia e shkrepur nga Ian Brenmer, një i apasionuar, i cili betohet se ka gjetur krijesën e Skocisë.

Imazhet shfaqin një gjarpër rreth 15 metra të gjatë, i cili lëviz në sipërfaqen e ujit. Të jetë ky momenti i vërtetë i kapjes së përbindëshit?

Skeptikët vazhdojnë të hedhin poshtë çdo teori, gjë që e kanë bërë edhe këtë herë. Sipas tyre, në fotografinë e fundit bëhet fjalë thjesht për 3 foka, të cilat po ndjekin njëra-tjetrën në ujë.

Krijesë legjendare apo një kafshë me mish e kocka? Historia e nisur që në vitin 1933 vazhdon deri në ditët e sotme, duke tërhequr kështu shumë turistë kuriozë për gjallesën misterioze.

“Unë nuk i besoj historisë, por mund të jem i pari që e shoh atë”, – është shprehur Ian Brenmer. /Blitz.al/

lochness

Komento
Shperndaje