Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Portugali – Kërkon të bëjë “selfie”, shkatërron statujën qindravjeçare

May 11
10:57 2016

...

...
Picture 1 of 2

Një burrë në Lisbonë është ndaluar pasi në tentativën për të bërë “selfie” me një statujë e ka shkatërruar atë.

Statuja 126-vjeçare i përkiste mbretit portugez Sebastian, i cili mbretëroi nga viti 1557 deri në vitin 1578. Më vonë ai u zhduk gjatë një lufte në Ksar El Kebir, në Marok. Ishte vetëm 24 vjeç kur populli nuk mori më lajme për të, pasi trupi nuk iu gjet.

Gjithsesi, njerëzit refuzuan ta besonin vdekjen e mbretit të tyre, duke e thirrur me emrin “i fjeturi”. Sipas legjendës, Sebastiani u rikthye në Portugali në periudhën më të errët të vendit, për ta udhëhequr drejt rilindjes.

E pra, arsye të mjaftueshme këto për t’i treguar personit që shkaktoi rënien e statujës se veprimi i papërgjegjshëm vetëm për të bërë një fotografi do t’i kushtojë arrestimin.

Në tentativën e parë pas ngjarjes burri ka tentuar të largohet, por shumë shpejt forcat e policisë e kanë kapur.

Komento
Etiketimet
Shperndaje