Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Njihuni me Sansonen, macen më të madhe në botë

August 19
11:16 2016

Sansone, macja 4-vjeçare peshon plot 13 kilogramë dhe është e gjatë 120 centimetra, pra… thuajse sa një fëmijë 7 vjeç!

Ai jeton në Brooklyn, New York me të zotin e tij Jonathan Zurbel, që është producent muzikor.

“Nëse dikush ka një mace më të madhe se e imja, le ta tregojë!” – shprehet me shaka Jonathan.

Si pasojë e këtyre përmasave, Sansones i duhet të ecë shumë, edhe pse sipas asaj që rrëfen i zoti, maces nuk i pëlqen.

Nuk është aspak ekonomik, pasi ha rreth 6 tasa ushqim në ditë. /Blitz.al/

Shperndaje