Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Ngordh Arturi, ariu polar më i trishtuar në botë!

July 04
18:50 2016

...

Arturo – ariu polar i cilësuar si më i trishtuari në botë, ka ngordhur!

Kafsha 31-vjeçare jetonte në kopshtin zoologjik të Mendoza-s në Argjentinë, që prej vitit 1993. Për shkak të ngordhjes së partneres së tij Pelusa në vitin 2012, Arturo ka jetuar i vetmuar e njëkohësisht i është dashur të vuajë temperaturat e larta. Fatkeqsisht kishte vetëm një vaskë ku mund të freskohej, edhe ajo e vogël për masën e tij.

Aktivistët shpesh kanë kërkuar që të kryhej transferimi i tij në një vend më të përshtatshëm në Kanada, por ariu polar – i fundit në Argjentinë – mbeti gjithmonë i mbyllur në kafazin e tij, ku vetëm vetmia i bëri shoqëri.

Para se ai të ngordhte pati shumë denoncime për abuzime e keqtrajtime ndaj tij, nga shoqata apo persona VIP, të cilët kërkonin të shikoheshin me vëmendje problemet shëndetësore të ariut. Por, pavarësisht këtyre presioneve, drejtori i kopshtit zoologjik e refuzoi transferimin, duke dhënë shpjegimin se Arturo ishte shumë i vjetër.

Në fotot e tij të fundit, ariu shfaqet i vuajtur e i braktisur…

Komento
Etiketimet
Shperndaje