Blitz

 Breaking News

(Foto) Mbahet Samiti i Paqes, kryeministrja e Zelandës së Re prezantohet me bashkëshortin dhe… vajzën 3-muajshe

(Foto) Mbahet Samiti i Paqes, kryeministrja e Zelandës së Re prezantohet me bashkëshortin dhe… vajzën 3-muajshe
September 25
14:27 2018

Jacinda Adern është Kryeministrja e Zelandës së Re, e cila u diskutua para ca kohësh si kryeministrja e parë e cila u bë nënë gjatë mandatit.

Ajo ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave, por këtë herë në Samitin e Paqes “Nelson Mandela”, i cili u mbajt në New York.

Adern zgjodhi të shkonte në samit së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e saj 3-muajshe.

Ndërkohë që priste deri sa të vinte koha që të mbante fjalimin e saj, ajo u kujdes dhe luajti me vajzën.

Kur erdhi momenti që Adern duhej të shkonte drejt foltores, për vogëlushen u kujdes i shoqi. Bashkëshorti i saj, Clarke Gayford, një prezantues televiziv i njohur, tashmë është një baba me kohë të plotë.

Vajza  e vogël, emri i së cilës është Neve, këtë herë ia rrëmbeu gjithë vëmëndjen nënës së saj.

Të gjithë të pranishmit në sallë nuk humbisnin rastin për ta parë e për t’i buzëqeshur Nevës së vogël.

“Kryeministrja Adern po tregon se askush nuk është më mirë i kualifikuar për të përfaqësuar shtetin e tij, se sa një nënë që punon.” – tha zëdhënësi i Samitit të Paqes, Stephane Dujarric.

“Vetëm 5% e liderëve botërorë jane gra, kështu që ne duhet t’i bëjmë ato të ndihen sa më të mirëpritura këtu.” – shtoi ai. /Blitz.al/

 

 

Share