Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) May Garcia, 104-vjeçarja xhamaikane që do të votojë në zgjedhjet e SHBA-ve

(Foto) May Garcia, 104-vjeçarja xhamaikane që do të votojë në zgjedhjet e SHBA-ve
August 28
18:39 2016

Ka lindur në Xhamaika dhe është plot 104 vjeç!

May Garcia, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që prej vitit 1993, ka arritur të marrë nënshtetësinë amerikane aq shumë të dëshiruar, pasi dëshiron të jetë mes votuesve të zgjedhjeve presidenciale të 8 nëntorit.

Fay Rochester, një ndër 4 fëmijët e saj, rrëfen se e ëma është e fortë, është mirë nga ana shëndetësore, edhe pse ka momente kur nuk i kupton të gjitha. Ajo ndjek aktualitetin dhe në veçanti lajmet për fushatat elektorale.

Ka qenë pikërisht dëshira për të votuar që e ka mbajtur gjallë 104-vjeçaren, e cila ka 12 nipër dhe 26 stërnipër.

Donald Trump apo Hillary Clinton? Kush do ta “fitojë” Garcia-n? /Blitz.al/

May

Shperndaje