Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Koincidencat e jashtëzakonshme që na bëjnë të kemi 1000 pyetje për botën që jetojmë!

(Foto) Koincidencat e jashtëzakonshme që na bëjnë të kemi 1000 pyetje për botën që jetojmë!
November 13
17:29 2016

Jeta shpesh na dhuron surpriza të çuditshme, të cilat janë në fakt vërtet të pashpjegueshme dhe këtu qëndron edhe bukuria e tyre. Ekzistojnë disa koincidenca në botë që e bëjnë edhe më të mistershme e intriguese jetesën në të. Ndiqni më poshtë disa nga çudirat dhe na thoni më pas nëse edhe ju keni tanimë 1000 pyetje të ngritura në kokë…

  1. Rimishërim?

1

Enzo Ferrari, krijuesi i kompanisë “Ferrari”, vdiq në 1988-n. Një muaj më vonë lindi futbollisti Mesut Ozil. Nëse shikojmë portretet e tyre, ata kanë një ngjashmëri të frikshme, njësoj si të ishin binjakë.

  1. Titaniku ishte parashikuar?

2

Në 1898-n, 14 vite përpara se të mbytej anija Titanik, shkrimtari Morgan Robertson shkroi novelën “Futility”, ku tregonte historinë e një anijeje që do të mbytej dhe kishte emrin “The Titan”. Nuk ishte vetëm emri i ngjashëm, por edhe historia. Si në novelë, ashtu edhe në të vërtetë, anija ishte përshkruar si nga më të mirat, anije që nuk do të mund të mbytej kurrë, kishin të njëjtin numër personeli dhe në të dyja rastet anija u mbyt nga ajsbergët në Atlantikun e Veriut.

  1. Në të njëjtën lagje në shekuj të ndryshëm

3

Kompozitori i famshëm George Handel ka lindur në të njëjtën lagje me kitaristin e famshëm Jimi Hendrix. Ata kanë një diferencë prej 2 shekujsh me njëri-tjetrin, por kanë jetuar në të njëjtin bllok pallatesh. Ata kanë qenë të dy muzikantë të mrekullueshëm dhe kanë bërë revolucion me muzikën e tyre në botë.

  1. Tragjedia e Hoover Dam

4

Nga të parët njerëz që ka humbur jetën në ndërtimin e Hoover Dam ka qenë George Tierney, i cili vdiq më 20 dhjetor 1922. Personi i fundit që ka vdekur në të njëjtin vend ka qenë Patrick Tierney, djali i George, i cili vdiq po më 20 dhjetor.

  1. Makinat që gjetën njëra-tjetrën

5

Në 1895-n, në shtetin e Ohios, dy makina u përplasën. E bukura është se në periudhën kur ato u përplasën ekzistonin vetëm këto dy makina në Ohio.

  1. Biografitë e Lincoln dhe Kennedy

6

Ka disa pika të çuditshme shumë të përbashkëta në biografitë e dy presidentëve të Amerikës. Ata të dy janë vrarë nga një plumb në kokë, të premten, përpara se të festonin. Ata të dy kanë pasur 4 fëmijë, të dy kanë pasur një mik të quajtur Billy Graham.

  1. Ushtarët e parë dhe të fundit

7

Varret e ushtarëve të parë dhe të fundit britanikë që janë vrarë në Luftën e Parë Botërore janë vendosur vetëm 6 metra larg njëri- tjetrit dhe me fytyrë nga njëri-tjetri. Kjo nuk ka qenë aspak e planifikuar.

  1. Makina e kohës e Edgar Allan Poe

8

Në një libër të shkuar nga Edgar Allen Poe mësuam mbi disa notarë të cilët ndihmuan një anije të mos mbytej dhe në mënyrë që të mbijetonin ata hëngrën një njeri. 46 vite pasi ky libër u shkrua, një anije ishte gati për t’u përmbytur dhe notarët që ndihmuan kanë treguar se ata hëngrën njërin prej djemve të anijes sepse nuk kishin mundësi mbijetese. Që nga ai moment u tha se shkrimtari kishte një makineri kohe në tru.

  1. Vëllezërit e pafat

9

Në 1975-n, Eskine Lawrence Ebbin, një 17-vjeçar në ishujt Bermuda, ishte duke ecur në rrugë dhe u shtyp nga një taksi. Pas një viti, sërish në të njëjtën periudhë, i vëllai 17 vjeç vdiq duke ecur në të njëjtën rrugë ku e përplasi një taksi. Por nuk ka mbaruar këtu, në taksi ka qenë i njëjti shofer dhe i njëjti pasagjer mbrapa.

  1. Anthony Hopkins dhe një libër i rrallë

10

Njëherë aktori Anthony Hopkins ishte në kërkim të një libri që do ta ndihmonte për rolin që do të luante. Bëhej fjalë për një libër të shkuar nga George Fifer dhe ai nuk po e gjente askund në asnjë librari. Rastësisht pas disa ditësh gjeti këtë libër që po kërkonte në një stacion metroje. Më pas, kur takoi dhe autorin e librit, ky i fundit i kishte treguar se as vetë nuk kishte kopje të librit sepse kopjen e fundit e kishte harruar një herë në një stacion metroje.

  1. Një emër special për Perandorinë Romake

11

Qyteti i Romës thuhet se është krijuar si në legjendën e Romulit dhe Remit. Romuli u bë perandori i parë i Romës dhe i fundit ka qenë Romalus Agustus, ajo çka mund të themi është se Perandoria Romake nisi dhe përfundoi me një perandor që kishte fjalën Roma në emër apo mbiemër.

 

  1. Parashikimi i fitores së Donald Trump nga “The Simpsons”

12

Kjo është habia e shekullit! 16 vite më parë, “The Simpsons” parashikuan fitoren e Donald Trump si president dhe tanimë gjithçka është e vërtetë si në episodin komik vizatimor.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje