Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Kinë – Mbyllet ura e rekordeve. Fluks i papërballueshëm vizitorësh…

(Foto) Kinë – Mbyllet ura e rekordeve. Fluks i papërballueshëm vizitorësh…
September 03
11:20 2016

Ka rezultuar mbi pritshmëritë numri i njerëzve të cilët kanë vendosur ta vizitojnë dhe është kjo arsyeja që i shtyu autoritetet të pezullojnë kalimin e turistëve në urën 430 metra të gjatë, në kanionin Zhangjiaije të provincës Hunan në Kinë.

Turistët kanë mundur ta shijojnë vetëm për 13 ditë pas inaugurimit urën që të jep mundësi të shohësh poshtë në humnerë.

Përgjegjësit e sigurisë kanë konfirmuar se nuk bëhet fjalë për asnjë problem, por fluksi i madh i turistëve e bën të nevojshëm shtimin e disa strukturave të reja si parkimi apo biletaria.

Kjo strukturë e projektuar nga arktitekti izraelit Haim Dotan mban deri në 8000 vizitorë në ditë, por kërkesat kanë kaluar shifrën e 80.000 personave. /Blitz.al/

Shperndaje